Fillimi i sezonit në Botërorin e Formula 1 për Kimi Raikkonen mund të konsiderohet pozitiv. Por, pavarësisht kësaj, zërat e merkatos rreth tij nuk reshtin.

Kontrata e finlandezit me Ferrarin skadon në fund të këtij viti dhe tashmë po përmenden shumë emra që mund të marrin vendin e tij dhe mes tyre spikat ai i Daniel Ricciardo.

Por, Raikkonen duket se nuk është shumë i shqetësuar për këto zëra dhe këtë ai e thekson në një intervistë për portalin crash.net. “Çdo vit është e njëjta histori për mua. Unë do të bëj pjesën time. Argëtohem duke garuar, kjo është arsyeja e vetme që jam këtu. Të shohim se si do të shkojnë gjërat. Çdo vit ka shumë zëra, por unë dua vetëm të bëj sa më mirë. Sezoni është i gjatë dhe ne si skuadër e dimë çfarë duam”.

Kimi Raikkonen ndodhet në vendin e tretë në klasifikimin e përgjithshëm të pilotëve në Formula 1 me 48 pikë. Hamilton kryeson me 70 pikë, i ndjekur nga Vettel me 66.

Top Channel