Funksione të reja do të vijnë për Outlook, shërbimi postar elektronik i Microsoft, që përditësohet për Windows, web, Android dhe iOS.

Risia e parë ka të bëj me faturat, kur software identifikon një njoftim të ri për pagesë në posta elektronike vendos datën e skadimit të afatit në kalendar dhe mundësisht nis promemorie dy ditë para pagesës.

Me përditësimin e aplikacionit mund të shtosh një takim apo një event me sugjerime për vendin, prfshi dhe uljet që bëhen shpesh herë. Risi tjetër është edhe mundësia për të parë përgjigjet e monitoruara dhe ato me diçiturën “RVSP” për mbledhjet.

Nëse organizohet një mbledhje që kërkon kontroll të pjesëmarrësve, Outlook të jep mundësinë të dorëzosh apo jo ftesën në kalendar. Shërbimi i Microsoft ka edhe shumë orare për evente në kalendar.
Së fundmi, Outlook për iOS do të jetë i mundur të sinkronizojë kartelat si draft dhe të mund ta shkruash pastaj në një pajisje tjetër, ndërsa për Android do të ketë të integruar dhe Office Lens.

Top Channel