Lotus Exige Sport 410, sportivja e re që kushton 117 000 euro (Foto)
05/05/2018 12:17
Lotus ka futur në gamën e tij Exige një version të ri. Bëhet fjalë për Exige Sport 410, që i bashkohet Exige Sport 350 dhe Cup 430.
Ky mjet arrin nga 0 në 100 km/h për 3,4 sekonda dhe ka një shpejtësi maksimale prej 290 km/h.
Çmimi i kësaj makine fantastike është 117 000 euro, pa përfshirë këtu pjesët opsionale që klienti dëshiron t’i shtojë.
Top Channel