Një dritare që redukton zhurmat nga jashtë me rreth 50%, edhe kur është dritarja hapur madje dhe kjo është fjala e fundit e shkencës.

Pajisja prototipe do të jetë një ndihmë për këdo që jeton afër një rruge të zhurmshme, shina treni, aeroport apo madje dhe me një fqinj të zhurmshëm.

Ajo përdor teknologjinë e “kontrollit të zhurmave aktive”, ajo që ndodhet në pjesën më të madhe të kufjeve që janë prodhuar të punojnë në zona të hapura.

Pajisja është rezultat i punës së shkencëtarëve të Nanyang Technological University në Singapor, në bashkëpunim me Universitetin e Southampton dhe Tottori në Japoni. Pajisja është dizenjuar të montohet në xhamat e dritares dhe teknologjia e “kontrollit të zhurmave aktive” krijon valë zanore që fshijnë zërat që vijnë nga jashtë.

Kështu dritarja mund të qëndrojë e hapur për tu ajrosur dhoma pa shqetësimin e zhurmave të jashtme.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel