Foto Ilustruese

Një autobus është aksidentuar në afërsi të Pejës këtë të shtunë. Aksidenti ka ndodhur në zonën e Dedeshit.

Policia e Kosovës konfirmoi ngjarjen e rëndë dhe paraprakisht dyshohet se mjeti ka dalë nga rruga.

Në autobus kanë qenë dhjetra persona si pasagjerë. 24 prej tyre janë paraqitur në spitalin rajonal të Pejës, ku fatmirësisht asnjëri prej tyre nuk ndodhet në gjendje të rëndë.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar përmes rrjeteve sociale ku thotë se po ndjek gjendjen e të lënduarve.

Top Channel