Ahmetaj me biznesin e vogël: E rëndësishme, vazhdimësia e lehtësirave

04/05/2018 10:51

Në një bashkëbisedimet me biznesin e vogël, ministri i Financave Arben Ahmetaj tha se e rëndësishme është vazhdimësia e lehtësimit të biznesit të vogël.

Ai shtoi se me urdhër të prerë të Ramës nuk ka gjobë për deklarim të gabuar.

“Thelbësore është vazhdimësia e lehtësimi i biznesit të vogël. Qeveria Rama hoqi taksën e biznesit të vogël dhe aplikuam interesin 0 deri në 5 milionë. Sipërmarrja e vogël nuk shihet si burim të ardhurash nga qeveria por si burim punësimi. Këtu thuhet bolori politike, i them unë. Por me urdhër të kryeministrit, me urdhër të prerë, drejtoria e tatimeve është urdhëruar që do të ketë asnjë gjobë për deklarim të gabuar, pasi mund të ketë edhe të tillë”, tha Ahmetaj.

Top Channel