Meta në Krujë: Mirënjohje arbëreshëve për ruajtjen e gjuhës e traditave

02/05/2018 14:10

Kreu i shtetit Ilir Meta ndodhej në Krujë me shoqatën arbëreshe nga Kalabria ku u përkujtua rrugëtimi historik i Skënderbeut.

Ai shprehu mirënjohjen për arbëreshët dhe kontributin e tyre në shekuj për të ruajtur gjuhën e traditat që në kohën e Heroit Kombëtar.

“Sot në Krujë, me Shoqatën arbëreshe nga Kalabria “Magna Grecia Off-Road” përkujtuam rrugëtimin historik të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu në kryeqendrën arbërore. Skënderbe, Arbëreshë dhe Shqipëri janë një trinom i pandashëm. Mirënjohës përjetë arbëreshëve, për kontributin madhor që kanë dhënë në shekuj për të ruajtur gjuhën, traditat, ritet e kulturën e në veçanti për lartësimin e emrit dhe figurës së Skënderbeut. Një falenderim të veçantë edhe për punën e palodhur dhe të mrekullueshme të Aldo Morinos, konsullit tonë të nderit në Kalabri”, shkruan Meta në Facebook.

Top Channel