Tia Freeman, një punonjës e U.S AIR Force, udhëtoi për në Stamboll ndërkohë që ishte shtatzënë.

Ajo tha se kishte mësuar që ishte shtatzënë në muajin e tretë, por nuk i kishte treguar njeriu dhe ishte përpjekur ta mohonte faktin me mendjen e saj.

Gjatë fluturimit për në Stamboll, kur pati të përziera, ajo ia vuri fajin ushqimit. Vetëm kur hyri në dhomën e hotelit e kuptoi që në fakt po i afrohej çasti i lindjes.

Duke qenë në vend të huaj dhe pa ditur gjuhën, pa ditur se si funksiononin sigurimet shoqërore, ajo nisi të kërkojë në Youtube se si lindet një fëmijë në kushte shtëpie.

22-vjeçarja mori dy peshqirë, hyri vaskën e banjës dhe nisi të shtyjë sipas udhëzimeve, derisa fëmija lindi shëndoshë e mirë.

Po sipas kërkimeve në internet, Freeman zjeu lidhëset e këpucëve në një enë me ujë, për t’i sterilizuar, dhe i përdori për të këputur kërthizën e foshnjes.

Pasi pastroi banjën, që sipas saj dukej si pamje e ndonjë filmi horror, Freeman u shtri të flinte me beben e sapolindur.

Gjithçka shkoi mirë deri këtu, por problemet nisën të nesërmen në sportelet e aeroportit, ku e morën për trafikante fëmijësh, pasi po udhëtonte me një foshnje të paregjistruar.

Pasi u vërtetua që nuk po gënjente, stafi i aeroportit u tregua shumë mbështetës dhe ambasada ia regjistroi fëmijën e lindur.

FOTO GALERI
1/4
Tia Freeman përdori lidhëse këpucësh të ziera në ujë për t'i prerë kërthizën.

Top Channel