Në një takim publik në Udine ish-presidenti i Milanit Silvio Berlusconi është rikthyer të flasë për shitjen e kuqezinjve, ndërsa ka lënë të hapur edhe mundësinë e riblerjes së skuadrës.

“Për momentin po e ndjek nga jashtë skuadrën dhe nuk jam i kënaqur për mënyrën sesi po shkojnë gjërat. Pres që të bëhet më shumë në drejtim të përforcimit të skuadrës dhe të ringritjes së saj. Gjithsesi, nëse gjërat do të vijojnë të shkojnë keq, nuk do të mendohem dy herë për ta riblerë”, tha kreu i Forza Italia, në Itali.

Ndërkohë, ai tha se shitja e skuadrës ishte shkaku kryesor që forca e tij politike mbeti në pragun e 14-14.5% të votave.

“Për fat të keq, sipas sondazheve të kryera nga ne, shitja e klubit të Milanit, ka ndikuar që përkundër pritshmërive tona, të ndalemi në 14-14.5 % të votave”, deklaroi Berlusconi.

Top Channel