Një burrë, pasi sheh nga dritarja e apartamentit fqinjën e lidhur me litarë, telefonon policinë i shqetësuar për sigurinë e saj.

Policia e qytetit gjerman, Neustadt, shkon menjëherë në vendngjarje dhe zbulon se çifti banues ishte duke marrë kurse nga një mjeshtër japonez për “Shibari”, një metodë që përfshin marrëdhënie seksuale duke lidhur partnerin/en me litarë.

Policët thanë se si mjeshtri, ashtu dhe çifti, jo vetëm që nuk ishin në rrezik por ishin në humor aq të mirë sa i ftuan oficerët t’u bashkohen trajnimit, gjë që policët e refuzuan me mirësjellje.

DW

Top Channel