Jose Mourinho e bën të qartë publikisht se portieri spanjoll, David De Gea, “nuk ka shanse”që të largohet nga Manchester United gjatë merkatos së verës.

Një tjetër ky për Realin e Madridit, që po planifikon të hidhet sërish në sulm për portierin e “La Rojas”, pasi Keylor Navas me gabimet e tij në Champions, nuk konsiderohet një “gardian” në lartësinë që kërkon emri i klubit “merengues”. Këtë deklaratë trajneri portugez e dha në konferencën për shtyp në prag të sfidës me Arsenalin në Premier League.

De Gea ka kontratë me “Djajtë e Kuq” deri në përfundim të sezonit të ardhshëm dhe nëse nuk arrin të gjejë gjuhën e përbashkët me drejtuesit e Manchesterit për zgjatjen marrëveshjes mund të largohet pas pak më shumë se një viti me parametër zero.

Mourinho beson se 27-vjeçari jo vetëm që do të qëndrojë në “Old Trafford” sezonin e ardhshëm, por do të nënshkruajë një kontratë të re afatgjatë, për të mbyllur një herë e mirë zërat për largimin e tij te Reali i Madridit.

Top Channel