“Këtë fanelë nuk do ta heq kurrë më” (Foto)

27/04/2018 12:08

Tifozët e futbollit e tregojnë në shumë mënyra pasionin e tyre ndaj skuadrës së zemrës, por një fans brazilian duket se e ka tepruar.

Jose Mauricio dos Anjos nuk u mjaftua me uniformat e shumta të Flamengos që ka blerë gjatë viteve, por vendosi që fanelën kuqezi ta bëjë tatuazh në trup.

E vetmja gjë që nuk bëri tatuazh nga fanela janë sponsorët. Tatuazhi mori një vit kohë për t’u përfunduar, me 32 sesione dhe 90 orë punë.

“Gjithmonë e doja një fanelë të Flamengos tatuazh. Problemi im i vetëm ishte se do të kushtonte shumë. Por, tatuatori më tha që nuk do më merrte shumë para po ta bëja, donte vetëm pak reklamë nga unë”, deklaroi tifozi i çmendur.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel