Incidentet e tifozëve, Disiplina dënon me dy ndeshje Laçin e Partizanin

27/04/2018 18:13

Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka sanksionuar Partizanin dhe Laçin për incidentet e regjistruara në ndeshjet e fundit, episode për të cilat të dy skuadrat janë paralajmëruar dhe janë gjobitur më parë.

Formacioni kryeqytetas për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende brenda rrethimit të fushës dhe duke shkaktuar ndërprerjen e përkohshme të lojës, dënohet me zhvillimin e 2 ndeshjeve pa spektatorë.

Incidentet në fjalë u regjistruan në përballjen e humbur me Skënderbeun.

I njëjti sanksion edhe për Laçin. Tifozët kurbinas u gjetën fajtorë nga disiplina për të njëjtën arsye, hedhje të sendeve të forta në fushë dhe ndërprerjen e përkohshme të lojës.

Top Channel