Ancelotti vendos kushtet: 5 milionë euro, Pirlo, djali dhe dhëndri në staf

27/04/2018 08:37

Carlo Ancelotti është favoriti kryesor për pankinën e kombëtares italiane të futbollit. Drejtuesit e federatës (FIGC) kanë arritur paraprakisht marëveshjen, ndërsa duhet të plotësojnë kushtet e ish-trajnerit të Bayern Munchen.

Ancelotti ka kërkuar 5 milionë euro në sezon për 4 vitet e ardhshme, ndërsa ka kërkuar si ndihmës ish-lojtarin e tij Andrea Pirlo, përgatitës atletik të birin dhe dhëndrin e tij si nutricionist. Këta dy të fundit nuk mund t’i merrte me vete nëse do të shkonte në një tjetër skuadër, për të mos patur të njëjtat probleme si te Bayern.

Deri në momentin që nuk do të zyrtarizohet marrëveshja me FIGC, Ancelotti nuk do të prishë kontratën që ka me Bayern Munchen, pasi do të humbiste bonusin në rast të fitores së Champions League, si edhe atë të Bundesligës.

Nuk përjashtohen ndërkohë edhe oferta nga klube të tjera që do të trazonin kartat në Federatën Italiane të Futbollit.

Top Channel