Vrau gruan për motive të dobëta, policia arreston të moshuarin

26/04/2018 20:49
Foto Arkiv

Policia e Kukësit ka zbardhur pas 22 ditësh vdekjen e një të moshuare në fshatin Borje të këtij rrethi.

Sipas policisë, 68-vjeçarja me inicialet Z.T., ka ndërruar jetë si pasojë e dhunës së ushtruar nga bashkëshorti i saj.

Për pasojë, policia thotë se ka arrestuar 75-vjeçarin Adem Tale, bashkëshorti i saj.

Policia thotë se në datë 4 prill, pak para mesnatës i moshuari ka goditur për vdekje me sende të forta bashkëshorten e tij dhe shkaku dyshohet për motive të dobëta.

Top Channel