Real Madrid fitoi sërish në “shtëpinë” e një prej skuadrave më të forta në Europë.

Për herë të tretë radhazi, “Los Blancos” dolën triumfues nga “Allianz Arena”. Një herë me Ancelotti dhe dy herë me Zidane në stol, duket se madrilenët janë kthyer në macen e zezë të Bayern Munchen.

Numrat e trajnerit francez jashtë “Santiago Bernabeu”-t në ndeshjet e Champions League janë të jashtëzakonshëm: fitore në Romë, Napoli, Mynih (2 herë), Paris dhe Torino. Barazime në Mançester dhe humbje vetëm në Volfsburg.

Këtë sezon, Real Madrid ka fituar në transfertë ndaj PSG (1-2), Juventusit (0-3) dhe Bayern (1-2).

Kjo është hera e dytë në historinë e klubit që Reali arrin të fitojë ndeshjet jashtë në 1/8, 1/4 dhe 1/2 në Ligën e Kampioneve. Më parë kishte ndodhur në sezonin e largët 1961-1962.

Top Channel