Kryeministri Edi Rama tha se ishte optimist për dritën jeshile nga Berlini për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit, por Partia Demokratike nuk e mendon kështu.

Me anë të Edi Palokës, opozita ka reaguar duke thënë se ka vetëm një mënyrë që Gjermania të japë dritën jeshile për negociatat.

“Pa Saimir Tahirin para drejtëisë, BE do të jetë një derë e mbyllur për Shqipërinë. Nuk ka vend për optimizëm përsa kohë Edi Rama nuk ka përmbushur detyrat; të luftojë krimin e organizuar dhe korrupsioni, të shkëpusë lidhjet e krimit me politikën. Këto janë parakushtet e vendosura nga Berlini”, tha Paloka.

Kryeministri tha në konferencën e mbajtur në Rinas se opozita nuk kishte ndihmuar për hapjen e negociatave, përkundrazi, po hedh baltë. Paloka e mendon ndryshe.

“Pengesa nuk është opozita, nuk janë miqtë e Shqipërisë në Berlin, që kërkojnë standarde gjermane për Saimir Tahirin. Opozita mbështet pa kushte hapjen e negociatave si mjeti i duhur për të montoruar qeverinë”, deklaroi ai.

Top Channel