Xhudistja kosovare Nora Gjakova ka korrur tjetër sukses në arenën ndërkombëtare.

Nora Gjakova është shpallur kampione e Europës në kampionatin që po zhvillohet në Izrael në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Gjakova në finale u përballë me gjermanen Theresa Stoll ku fitoi me “Ippon”.

Ndërkohë, xhudistja tjetër kosovare Distria Krasniqi u ndal në finale.

Top Channel