Nga një “kasolle” balte, në Pallatin Mbretëror më të famshëm në botë

26/04/2018 17:16

Është kështjella ku kanë jetuar më shumë se 39 monarkë britanikë dhe ku më 19 maj do të zhvillohet ceremonia martesore e Princit Harry me Meghan Markle.

Por, ashtu si gjithë pjesët e tjera të Anglisë edhe Kështjella “Windsor” nuk ka qenë kështu gjithmonë. Arkeologë dhe studiues britanikë kanë publikuar librin “Kështjella Windsor: 1 mijë vite Pallat Mbretëror”.

Për të qenë sa më i thjeshtë, libri shoqërohet edhe me ilustrime, duke filluar që nga fortesa e parë, e ndërtuar pas pushtimin norman në vitin 1066.

FOTO GALERI
1/12
1 - Një ilustrim që tregon fortesën e parë, e ngritur nga Uilliami 1. Besohet se ka përfunduar së ndërtuari rreth vitit 1086. Qëllimi fillestar ishte mbrojtja dhe ruajtja e rrjedhës së lumit Tamiz nga ndonjë sulmi i beftë i saksonëve. Fillimisht u ndërtua një kodër artificiale dhe më pas mbi të u ngrit një fortesë e drunjtë. Aty qëndronte vazhdimisht një garnizon ushtarak dhe pozicionimi ishte zgjedhur edhe për afërsinë me Londrën e asaj kohe.

Top Channel