Ndonëse Reali i Madridit arriti të marrë një fitore shumë të rëndësishme, 1-2 në Mynih ndaj Bayernit, në gjysmëfinalen e parë të Champions Leagues, Cristiano Ronaldo nuk mund të jetë plotësisht i kënaqur.

Sulmuesi portugez rreshti së thelluari rekordin e tij, pasi shënonte prej 11 takimesh radhazi në Champions, duke filluar që nga finalja e Cardiffit, ndaj Juventusin në edicionin e kaluar.

Cristiano Ronaldo ishte bërë protagonist edhe në këtë edicion, duke shënuar në të 10 ndeshjet e luajtura, deri para sfidës në Mynih, ku humbi mundësinë për t’u bërë lojtari i parë që shënon në çdo ndeshje të Championsit, brenda një sezoni.

Kujtojmë që portugezi arriti të dërgojë topin në rrjetë në pjesën e dytë, por arbitri anuloi golin e tij, pasi dalloi një prekje me dorë në momentin e stopimit të topit brenda zonës së Bayernit të Mynihut.

Top Channel