Marseille ka arritur të marrë një fitore të pastër ndaj Salzburgut të Valon Berishës në ndeshjen e parë të luajtur në Francë të vlefshme për gjysmëfinalen e Europa League.

Edhe pse austriakët zhvilluan një ndeshje mjaft të mirë nuk mundën të shënojnë në këtë transfertë, ku u ndëshkuan me dy gola.

Thauvin dhe N’Jie ishin autorët e dy golave për francezët, të cilët shkojnë në ndeshjen e kthimit mjaft të qetë.

Top Channel