Kishte 5 ditë që ishte larguar nga Shqipëria, 12-vjeçari ndërron jetë në SHBA

26/04/2018 09:42

Një djalë 12-vjeçar shqiptar pësoi një aksident tragjik në Nju Xhersi të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, 5 ditë pasi ishte larguar nga Shqipëria së bashku me familjen e tij.

Mediat amerikane bëjnë me dije se i mituri i identifikuar si Elios Xhemollari u përplas nga një kamion në kohën që po shëtiste me biçikletë në Garfilld.

Kamioni po drejtohej nga një 43-vjeçar me banim në Nju Xhersi. Shoferi po bashkëpunon me policinë për zbardhjen e ngjarjes, por nuk është ngritur asnjë akuzë kundër tij.

Policia thotë se ditët e fundit Eliosi kishte nisur procedurat për t’u regjistruar në shkollë.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel