Në një takim publik në Udine të Italisë, lideri i Forza italia, Silvio Berlusconi është rikthyer të flasë për shitjen e Milanit, duke e cilësuar atë si shkakun që forca e tij politike mbeti në pragun e 14-14.5% të votave.

“Për fat të keq, sipas sondazheve të kryera nga ne, shitja e klubit të Milanit, ka ndikuar që përkundër pritshmërive tona, të ndalemi në 14-14.5 % të votave”, deklaroi Berlusconi.

Mundësitë që ai të rikthehet në krye të kuqezinjve nuk janë të shumta, duke parë faktin që kinezi Li Yonghong nuk ka ndërmend të heqë dorë nga Milani.

Gjithsesi, Berlusconi tha se është i hapur të riblejë skuadrën, nëse shikon që rezultatet nuk do të jenë ato të duhurat.

“Për momentin po e ndjek nga jashtë skuadrën dhe nuk jam i kënaqur për mënyrën sesi po shkojnë gjërat. Pres që të bëhet më shumë në drejtim të përforcimit të skuadrës dhe të ringritjes së saj. Gjithsesi, nëse gjërat do të vijojnë të shkojnë keq, nuk do të mendohem dy herë për ta riblerë”, tha kreu i Forza Italia, në Itali.

Top Channel