Stadiumet në qytete të ndryshme të Turqisë janë të gatshme të bëhen mikpritëse për Kampionatin Evropian që do të zhvillohet në vitin 2024.

Federata e Futbollit të Turqisë është përgatitur t’i dorëzojë UEFA-së dosjen zyrtare për kandidaturë për organizimin e EURO 2024.

Në mesin e stadiumeve të Turqisë gjenden stadiumi Turk Telekom, ku luan Galatasaray, stadiumi i Bursës, në të cilën ndeshjet i luan Bursaspor, stadiumi Şenol Güneş në qytetin e Trabzonit, Stadiumi i Ri në Kocaeli, stadiumi i Antalyas, stadiumi i Gaziantepit, stadiumi i ri i Eskişehirit, stadiumi Kryebashkisë së Konyas, si dhe stadiumi olimpik Atatürk.

Pritet që së shpejti të përfundojë edhe stadiumi i ri që do të ndërtohet në kryeqytetin Ankara. Ndërkohë, rival i Turqisë për organizimin e kampionatit është Gjermania.

Vendimi mbi atë se kush do të jetë organizator do të merret nga Bordi Ekzekutiv i UEFA-së në shtator të vitit 2018.

Top Channel