Tapë e në kërkim të sherrit, 3 femra përfundojnë në dysheme – VIDEO

25/04/2018 18:53

Policia britanike po heton një incident ku tre femra janë hedhur në tokë nga një person në hyrje të një lokali nate në Belfast.

Nga sa dallohet në video një prej femrave ka goditur badigardin e lokalit para se ai ta kapte e ta hidhte në tokë. Në këtë moment dy shoqe të saj kanë ndërhyrë duke filluar ta godasin, por edhe ato kanë pasur të njëjtin fat si shoqja.

Është e paqartë arsyeja e fillimit të sherrit, por nga sa dallohet 3 femrat ishin në gjendje të dehur dhe mesa duket po kërkonin të hynin me çdo kusht në lokal.

Top Channel