Në një pikë bastesh në Korçë llogariten minimalisht 1000 skedina të luajtura në 24 orë ose e përkthyer në shifra kjo arrin vlerën 1 mln lekë të reja xhiro ditore.

Në fundjavë por edhe në periudha të caktuara kjo shifër dyfishohet. Fenomeni shqetësues jo vetëm kërcënon ekonominë individuale, por është kthyer në një prej faktorëve kryesorë që po shkatërojnë familjen shqiptare duke u përkthyer në shifra divorcesh.

“Në krahasim me vitin që kaloi vihet re një rritje e lehtë e numrit të kërkesave për divorc. Vitin që kaloi gjithsej janë depozituar 405 kërkesa me objekt zgjidhje martese. Shumica e kërkesave vijnë edhe për shkak të debateve të vazhdueshme të cilat kanë të bëjnë me përdorimin e alkoolit si dhe me luajtjen e lojërave të fatit nga ana e bashkëshortit çka sjell rrjedhimisht vështirësi ekonomike edhe rëndim të gjendjes ekonomike,” shprehet Esmerald Xhafa, Kancelar i Gjykatës.

137 njësi bastesh sportive dhe lojëra fati kanë shtrirë aktivitetin e tyre në Korçë duke u vendosur jo vetëm në qytet por edhe fshatra. Përveç pozicionimit të pikave të basteve në zonat me të frekuentuara, kemi dhe shtimin e tyre më shumë sesa një, në zona të tilla.

Top Channel