Robert Lewandowski është padyshim futbollisti kryesor i Bayern Munchen, teksa numëron 115 gola në 4 vitet e tij në radhët e skuadrës bavareze, por duket se është në momentin e duhur.

Për të katërtën ndeshje radhazi, sulmuesi polak nuk ka shënuar asnjë gol, duke mos e ndihmuar aspak skuadrën në një moment kaq kyç për sezonin. Numri 9 i bavarezëve, qe ka shënuar 28 gola në këtë sezon, nuk shënon që nga ndeshja e parë me Beshiktash, takim të cilin Bayern e fitoi 5-0.

Sulmuesi polak ishte pothuaj hije e vetvetes në përballjen me Realin e Madridid. Në minutat e fundit Lewandowski u vu përballë portierit Navas, por nuk arriti të çonte topin në rrjetë, duke gabuar shumë rëndë.

Tifozët e Bayern presin një përmbysje në Madrid dhe nuk do të dëshironin që mungesave të të dëmtuarve, t’i shtohet edhe prezenca joefektive e sulmuesit polak, te i cili janë varur shpresat për të ndëshkuar madrilenët.

Top Channel