Në jo pak raste përdoret steorotipi që të gjithë aziatikët janë njësoj, por nëse këtë e thotë një kaukazian, policia kineze synon të vendosë në rrugë identifikues fytyrash për të zbuluar shkelësit e rregullave të qarkullimit, e të mos ndëshkojë të pafajshmit.

Nga e hëna e ardhshme, policia e Shenzhen do të vendosë 40 kamera vëzhgimi për të identifikuar shkelësit e rregullave të qarkullimit si edhe për të rregulluar trafikun.

Deri më tani shkelësit e makinave janë identifikuar bazuar tek targa e makinës, për të cilën jo pak herë pronarët ligjorë kanë deklaruar se atë mjet e kanë shitur më parë, duke i shpëtuar kështu ndëshkimit për shkeljen.

Kamerat e reja synojnë që të bëjnë identifikimin vizual të shkelësit e duke u bazuar edhe tek të dhënat biometrike të lidhë fytyrën e shkelësit me emrin.

Top Channel