Kazantzakis, pse nuk mori Nobel, letrat denoncuese kundër shkrimtarit në akademinë suedeze

25/04/2018 21:43

Lidhja Ndërkombëtare e Miqve të Nikos Kazantzakis me seli në Gjenevë mbush 30 vjet që nga themelimi i saj. Miq të përkushtuar ndaj shkrimtarit nga Kreta dhe veprës së tij u mblodhën në Qendrën për Hapje dhe Dialog në Kryeministri për një konferencë letrare për shumëdimensionalin Kazantzakis.

Studiuesi Stavros Dagios në kumtesën e tij analizoi përse Nikos Kazantzakis nuk fitoi çmimin Nobel në Letërsi dhe bëri ngjashmëritë me rastin Kadare.

“Letrat denoncuese që janë bërë si për njërin dhe për tjetrin shkrimtar nuk mund të mos jenë marrë parasysh nga faktorët e akademisë suedeze. Gjithashtu nga një studim publicistik për Kadarenë është e pamundur që këto letra të mos jenë marrë parasysh nga Akademia Suedeze,” thotë ai.

Sipas Dagios nga një material arkivor nga shteti dhe sigurimi grek dhe nga shoqata letrarësh janë marë letra me shpifje kundër tij. Ndërsa për rastin Kadare ende informacioni është i deklasifikuar.

“Për Kadarenë materiali arkivor nuk është deklasifikuar akoma, por ka studime dhe hulumtime publicistike, të cilat janë serioze dhe mund t’u referohemi pa asnjë rezervë, “ shprehet Stravros Dagios.

Por për shkrimtarin shumëdimensional me vlera universale e të perkthyer në shumë gjuhë të botës, Nikos Kazantzakis, hulumtimi arkivor ka nxjerrë këto fakte.

“Shteti institucional grek ka qenë kundër kandidaturës së Kazanzaqit në periudhën deri në vitin 1957, deri kur ka vdekur autori. Ka qenë kundër kisha greke. Kazantzaqi është konsideruar si njëri me bindje komuniste në një kohë që nuk ka qenë i tillë. Kazantzaqi ështe denoncuar me përmbajtje shpifëse nëpër letra edhe si njeri që ka qenë organizator i turbullirave të dhjetorit të 44. Kazatzaqi kurrsesi nuk ka qenë i tillë, ” thotë Dagios.

Top Channel