“Liberty Media” ka filluar të mendojë për sezonin e ardhshëm të Botërorit të Formulës 1, edhe pse ky i sivjetshmi sapo ka filluar.

Ajo që të bie në sy në këtë moment është se, për vitin 2019, kalendari nuk ka të përfshira dy gara legjendare: atë të “Spa-Francorschamps”, në Belgjikë, si dhe atë të Suzukës, në Japoni.

Çmime të Mëdha këto, që janë të dyja në përfundim të kontratave të tyre me Formulën 1 dhe ende nuk i kanë rinovuar ato.

Vlen të theksohet se sezoni aktual i Formulës 1 është më i gjati në historinë e këtij sporti. Në kalendarin e këtij viti janë të përfshira 21 Çmime të Mëdha, e këtu përfshihet edhe ai i Hockenheimit, në Gjermani, që rikthehet pas 6 vitesh mungesë për shkak të problemeve financiare.

Drejtuesit e “Liberty Media” kanë në planin e tyre zgjerimin e mëtejshëm të këtij kampionati me organizimin e mundshëm të garave në SHBA, Amerikën Latine dhe Azi, duke i ndërthurur me garat historike të Botërorit të Formulës 1.

Top Channel