Policia e Vlorës ka vënë në pranga tre persona për vjedhje të ndryshme në qytetin bregdetar.

Sipas policisë në pranga janë vënë Nustret Alizoti, 27 vjeç, Kristo Janko, 23 vjeç dhe Klejvis Mana, 21 vjeç.

Të tre në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer vjedhje në qytete të ndryshme, konkretisht : Më datë 30.03.2018, në lagjen “28 Nëntori” në Elbasan kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit A.Z. dhe më datë 12.03.2018, në fshatin Qarë të Fierit kanë vjedhur farmacinë e shtetasit N.P..

Vijon puna për zbardhjen e të tjera vjedhjeve të kryera prej tyre. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar disa bizhuteri dhe një kompjuter Laptop.

Shtetasit u kanë kaluar Drejtorive të Policive Vendore Elbasan dhe Fier me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme hetimore për veprën penale “Vjedhja, kryer në bashkëpunim”.

Top Channel