Pas vdekjes së bashkëshortes, George H.W. Bush në gjendje të rëndë

24/04/2018 09:54
Bush pret ngushëllimet në funeralin e bashkëshortes së tij, Barbara

Një ditë pasi përcolli për në banesën e fundit bashkëshorten e tij, Barbara, George H.W. Bush shtrohet vetë në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Presidenti i 41-të i Shteteve të Bashkuara është shtruar në spitalin e Huston, pas një infeksioni që i është përhapur në gjak. Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i familjes Jim McGrath, përmes një postimi zyrtar në Tëitter.

“Presidenti Bush u shtrua mëngjesin e së hënës në Spitalin e Hustonit pas një infeksioni. Mjekët po kujdesen për të. Po u përgjigjet mirë kurave dhe gjendja është duke u përmirësuar. Të tjera informacione do të publikohen në vazhdim”, shkruan zëdhënësi i Bush.

Megjithatë, mediat amerikane thonë se gjendja e ish-Presidentit mbetet kritike edhe për shkak të moshës së thyer.

Bush zbuloi disa vjet më parë se vuan nga një formë Parkinsoni, e cila e ka lënë atë të paaftë për të ecur. Gjendja e tij u përkeqësua edhe pas vdekjes së gruas së tij, Barbaru Bush pak ditë më parë në moshën 92-vjeçare.

Në fjalimin e lamtumirës për bashkëshorten e tij Barbara, Bush deklaroi: “Kemi besim se ajo tani është në parajsë dhe jeta duhet të vazhdojë, ashtu siç ajo e ka dëshiruar”.

Top Channel