Gjendet i pajetë aktori i serialit “O Sa Mirë”, Art Kurti

24/04/2018 14:19

Aktori i njohur nga Gjakova, i njohur për rolin e spikatur të “Gjakovarit” në serialin “O Sa Mirë”, Art Kurti, është gjetur i pajetë mëngjesin e kësaj të marte, në një automjet në rrugën Gjakovë-Goden, në vendin e quajtur “Qafa e Zabelit”.

Policia e Kosovës konfirmon se trupi i tij është gjetur pa shenja jete. Blutë e Gjakovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të këtij qyteti kanë nisur një hetim për këtë ngjarje.

“Viktimë është personi A. K., i lindur në vitin 1995, nga Gjakova, zyrtar komunal në Komunën e Gjakovës. Policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në drejtim të zbardhjes së rrethanave të këtij rasti. Në vendin e ngjarjes është gjetur një armë zjarri, pistoletë, me të cilën dyshohet që është kryer vepra. Trupi i pajetë është dërguar në morgun e qytetit për autopsi, e presim konstatimet e të gjitha provave”, ka deklaruar Lirie Podrimaj, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës.

Policia nuk ka dhënë detaje të mëtejshme për shkakun e vdekjes së tij, rast që është ende duke u hetuar. Kurti ishte një prej aktorëve të dashur të serialit.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel