Udineze po kalon një moment shumë të vështirë në Serie A, duke rrezikuar seriozisht rënien një kategori më poshtë. Skuadra fruilane numëron 12 humbje rresht, që e kanë zbritur në vendin e 15 me 33 pikë, 4 më pak se zona e rënies dhe për këtë arsye është larguar trajneri Massimo Oddo.

Në fakt klubi fruilan njoftoi sot rrokadën në pankinë, duke sjellë para kohe kroatin Igor Tudor, i cili do të merrte drejtimin pas përfundimit të këtij sezoni. Ish-futbollisti i Juves fitoi vendin në pankinë pas vështirësive që hasi Udineze për të arritur të Stramaccioni, Guidolin apo Reja.

Tudor që në dhjetor u shkarkua nga drejtimi i Gallatasaj do të qëndrojë në detyrë deri në fund të vitit 2019. Përkrah tij është zgjedhur një tjetër juventin, Mark Iuliano, i cili në fillim të këtij sezoni ishte trajneri i Partizanit në Kategrinë Superiore, por për shkak të rezultateve shumë të dobëta u shkarkua në fundin e fazës së parë.

Top Channel