Kreu i shtetit Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të Liri Belishovës.

“Nderim për atë dhe të gjithë të rejat që u frymëzuan me idealet e lirisë, duke iu bashkuar me guxim e idealizëm Luftës Antifashiste për çlirimin e vendit. Ato lanë bankat e shkollave për të realizuar idealet e tyre, të cilat për fat të keq u prenë në mes dhe shumë prej tyre u bënë viktima të një persekutimi çnjerëzor të pabesueshëm, duke përjetuar tragjedi personale dhe familjare. Emri dhe jeta e Liri Belishoves ishin dhe mbeten simboli i një brezi te papërsëritshëm idealistësh, që zgjodhën rrugën e Luftës Antifashiste në emër të lirisë e dashurisë për atdheun, por edhe referenca më tragjike e një jete plot sakrifica e privacione ferri, për të mbetur gjithnjë nënë dhe grua, që nuk iu nënshtrua kurrë të keqes, por që fitoi mbi të në emër të jetës dhe lirisë! U prehtë në paqe dhe iu bëftë shpirti dritë!”, shprehet Meta në mesazhin e tij.

Top Channel