Presidenti Ilir Meta kërkon shmangien e polemikave të panevojshme të klasës politike dhe përqendrimin tek procesi i integrimit.

“Të shmangim çdo lloj polemike e të përqëndrohemi në objektivin e integrimit europian”, thotë kreu i shtetit.

Duke folur nga Përrenjasi, Meta kërkoi më shumë përpjekje për përmbushjen e pesë prioriteteve, ndërsa ndan bindjen se vendi i ka të gjitha mundësitë për hapjen e negociatave.

“Të përqëndrohemi në thellimin reformave për përmbushjen 5 prioriteteve kyçe. Unë jam i bindur që i kemi të gjitha mundësitë për çeljen e negociatave”, deklaroi ai.

Top Channel