Prej një muaji, Gjykata e Tiranës nuk po arrin dot të zhvillojë seancën paraprake për pranimin e gjykimit të ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi, i akuzuar për falsifikim të formularit të dekriminalizimit.

Edhe seanca e së hënës ka dështuar, pasi Rroshi kishte marrë një avokat të ri, duke hequr dorë të mbrohej nga ish-kryeprokurori Theodhori Sollaku, i cili e ka përfaqësuar gjatë hetimeve.

Avokati i ri i mbrojtjes, Drilon Cani i kërkoi gjykatës kohë për t’u njohur me dosjen.

Gjyqtarja Ardiana Bera u detyrua ta shtyjë me një javë seancën, për t’i dhënë kohën e nevojshme avokatit.

Elvis Rroshi akuzohet se ka fshehur përdorimin e disa emrave në të shkuarën e tij, disa arrestime, ndalime, dënime dhe dëbime në Itali, Zvicër dhe Gjermani.

Top Channel