Drejtoria e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në sistemin e Burgjeve në Ministrinë e Drejtësisë arrestoi në flagrancë një punonjës të policisë së burgut të Fierit, pasi gjatë kontrollit fizik rezultoi se kishte lëndë narkotike.

Adrian Haxhia, 48 vjeç është arrestuar në flagrancë dhe proceduar penalisht për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Ndalimi i tij u bë pasi gjatë ndërrimit të trupës policore, në kontrollin e ushtruar për sende të ndaluara nga punonjësit e policisë së IEVP Fier, këtij punonjësi policie i është gjetur lëndë e dyshuar narkotike e llojit hashash.

Materialet proceduriale i kaluan për ndjekje Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.

Top Channel