Dy himne njësoj?! Rama shpërndan himnin e ngjashëm me prodhimin e Top Channel

23/04/2018 19:53

Video e shpërndarë nga kryeministri ka ngjallur shumë reagime për ngjashmërinë me prodhimin e 6 viteve më parë nga Top Channel.

6 vite më parë Top Channel uroi shqiptarët në prag të festave të fundvitit, siç prej vitesh tashmë është bërë zakon, me këtë kartolinë urimi.

Në simbolikën e 100 vjetorit të Pavarësisë, në vitin 2012, zgjodhi që të përshëndeste të gjithë shqiptarët brenda e jashtë kufijve përmes Himnit Kombëtar.

6 vite më vonë, edhe kryeministri Edi Rama zgjodhi të njëjtën formë për të përshëndetur një tjetër ngjarje të rëndësishme: Hapjen e negociatave drejt Bashkimit Europian.

Video e shpërndarë nga kryeministri ka ngjallur shumë reagime për ngjashmërinë me prodhimin e 8 viteve më parë nga Top Channel. Ndiqni materialet dhe gjykoni vetë.

Top Channel