Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka zgjedhur të japë mesazhin për ditën Ndërkombëtare të Librit në një mënyrë të veçantë.

Ai ndodhet në Nju Jork, në takimin e nivelit të lartë mbi paqen e qendrueshme në Kombet e Bashkuara. Bashke më një grup studentësh shqiptarë ka vrapuar në Central Park, si një mënyrë për të senisibilizuar të rinjtë që të duan më shumë librin.

Në Nju Jork vrapimi është një formë që përdoret gjerësisht për sensibilizimin e kauzave të caktuara.

Javën e kaluar ambasadorët e UN organizuan një ngjitje me vrap në godinën e sekretariatit të OKB-së në mbështetje të reformave të sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së.
Në nëntor të vitit 2015 ambasada shqiptare dhe ajo e Kosovës në Uashington vrapuan në mbështetje të aspiratës së shtetit të Kosovës për tu anëtarësuar në UNESCO.

Top Channel