“Çatia e Japonisë”, pamje mahnitëse nga korridori i borës

23/04/2018 10:04

Tateyama Kurobe, një nga rrugët malore më të çmendura në botë, është rihapur për turistët për një tjetër sezon.

Rruga prej 90 kilometrash në veri të Tokios, zonë që njihet edhe me nofkën “Çatia e Japonisë”, ofron panorama të pabesueshme mes maleve Tateyama dhe Akazawa-dake, si edhe ndalesa në burimet termale dhe ujëvarën më të lartë të vendit.

Por, nuk ka dyshim që atraksioni më i madh i kësaj rruge është ecja përgjatë murit të borës.

Korridori mahnitës ka mure bore me lartësi deri në 17 metra mbi rrugë që janë vepër e punës së palodhur të autoriteteve lokale. Shëtitja mes këtyre mureve gjigande në një panoramë thuajse surreale zgjat 50 minuta. Korridori i borës do të qëndrojë hapur deri më 22 qeshor, kur rritja e temperaturave nis të shkrijë borën.

Gjatë prillit, majit dhe qershorit, pritet që korridori i borës të ketë mbi 5 000 vizitorë në ditë. Këta të fundit thonë se gjithçka në këtë zonë malore të Japonisë vlen të shihet, por ecja përgjatë mureve të borës ishte shtysa kryesore që i nxiti në këtë udhëtim të mahnitshëm.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel