Viktima Armand Hallvaxhiu

Një 34-vjeçar që merrej me zhytje është mbytur në Vlorë, në Karaburun në vendin e quajtur Shpella e ”Haxhi Ali-ut”.

Mësohet se policia është njoftuar përmes një telefonate për ngjarjen, teksa bëhet e ditur se viktima është 34-vjeçari Armand Hallvaxhiu, një kameraman i apasionuar pas zhytjes, trupi i pajetë i të cilit është transportuar për në morgun e Spitalit Rajonal Vlorë.

Policia e Vlorës ka ngritur edhe një grup hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel