Serbisë s’i intereson platforma e Kosovës: Ta vendosin në derën e Qeverisë

22/04/2018 09:02

Serbisë nuk i intereson platforma e miratuar nga Qeveria e Kosovës për dialogun me Beogradin.

Lidhur me këtë ka reaguar ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq. Ai ka thënë për RTS-në se platforma nuk ka asnjë vlerë, transmeton Indeksonline.

I pari që ka reaguar për këtë platformë ka qenë ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç.

“Kosova mund të miratojë platforma, por është një copë letër për përdorim të brendshëm. Ta vendosin edhe në derën e selisë së Qeverisë si një gazetë ditore. Ajo nuk ka asnjë rëndësi dhe ne e dimë shumë mirë se çfarë kërkojnë ata për t’u diskutuar nga fillimi”, deklaroi Daçiç në një intervistë për RadioTelevizionin serb.

Qeveria e Kosovës i ka dorëzuar Kuvendit për shqyrtim platformën, ku kërkon që të miratohet si rezolutë. Ramush Haradinaj thotë se platforma ka për qëllim përmbylljen e fazës finale të dialogut, ndërsa nga opozita, Lidhja Demokratike e Kosovës e ka kritikuar si “të varfër dhe pa parime”.

Top Channel