Panairi i Kafshëve Shtëpiake te Kopshti Zoologjik, ja surprizat që janë rezervuar sot për fëmijët

22/04/2018 14:23

Pas suksesit të Edicionit të Parë, Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit dhe Green Line Albania
rikthejnë sërish për miqtë e kafshëve shtëpiake “PET FAIR”.

Panairi i Kafshëve Shtëpiake nis sot në ambientet e Kopshtit Zoologjik dhe ka për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe edukimit të komunitetit, veçanërisht fëmijëve, për mbrojtjen, kujdesin, trajtimin e duhur.

Gjithashtu ky aktivitet synon të sjellë uljen e numrit të kafshëve të braktisura dhe ai do të mbledhë së bashku partnerë, organizata të ndryshme, profesionistë, subjekte private, individë e dashamirës që kanë interes dhe janë pjesë aktiv në çështjet e mirëqenies së kafshëve.

Përgjatë gjithë ditës në “Pet Fair – Panairin e Kafshëve Shtëpiake”, do të zhvillohen aktivitete të shumta argëtuese dhe edukuese, si demostrime me qenushë të stërvitur, ndërsa rreth mesditës do të nisin edhe tre konkurset ku një juri e pavarur do të bëjë vlerësimin dhe shpalljen e çmimeve fituese për secilën kategori:
a) “Qeni më i Zgjuar” do të përzgjidhet ai qenush i cili tregon zgjuarsi, besnikëri dhe ju bindet komandave.
b) “Qeni më i Bukur” do të përzgjidhet ai qenush që ka gradë Pedigree më të lartë.
c) “Veshja më Trendy” do të përzgjidhet veshja e stiluar nga vetë ju për qenushin tuaj. Natyrisht që për secilin çmim do të ketë dhe një vlerë monetare të cilat variaojnë deri në 100 euro.

Ndaj prindër merrni fëmijët, shokun, shoqen e qenushin tuaj për një ditë fantastike në natyrë!

FOTO GALERI
1/2

Top Channel