Vetëm pak ditë pasi kurbinasit eliminuan verilindorët nga Kupa e Shqipërisë duke prerë biletën e finales, skuadra e Gentjan Mezanit dhe ajo Peter Pacult barazuan pa gola në sfidën e zhvilluar në Kurbin e vlefshme për javën e 30-të të Kategorisë Superiore.

Një barazim që shkon më shumë përshtat Kukësit që hedh një tjetër hap të rëndësishëm drejt blindimit të vendit të dytë. Ndërkohë për Laçin ky barazim nuk vlen shumë sepse me vetëm 1 pikë të grumbulluar në 4 javët e fundit në Superiore, bardhezinjtë kanë gjithnjë e më pak shanse për të kapur Europën nëpërmjet kampionatit.

Pjesa e parë nuk prodhoi shumë emocione me Laçin disi më kërkues ndërkohë që fraksioni i dytë lojës foli tërësisht për vendasit që në minutat e para të pjesës së dytë kishin edhe fatin kundër pasi ndërhyrja e Frashërit dhe më pas shtylla i mohuan golit Kallakut.

Në 10 minutat e fundit kurbinasit patën 3 raste të pastra shënimi por nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës dhe në fund dolën nga fusha të zhgënjyer, ndërkohë që Kukësi iu kënaq pikës së marrë e cila e ngjiti në kuotën e 55 të tillave, përkohësisht +8 nga Lufëtari i vendit të 3-të.

Top Channel