Juventus-Napoli është më tepër se sa një ndeshje rutinë e Serie A, rezultati i ndeshjes së sotme mund të përcaktojë edhe finishin e këtij sezonin për dy ekipet.

Diferenca prej 4 pikësh mes dy ekipeve ndërsa janë pa u luatjtur edhe 5 javë ka shtuar edhe më tepër tensionet mes dy skuadrave.

E një prej tyre që nuk e ka përballur dot presionin, duket se ka qenë edhe trajneri i Napolit, Sarri.

Ky i fundit është parë të tregojë gishtin e mesit tifozëve të Juventusit në prag të fillimit të ndeshjes.

Një gjest që nuk u ka shpëtuar mediave italiane.

Top Channel