Në orët e para të ditës së diel ka ndodhur një aksident me një të vdekur në fshatin Grabian të Lushnjes.

Policia njofton se aksidenti ka ndodhur rreth orës 04:10 minuta në vendin e quajtur “Tre Urat”, ku mjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin Besnik Shurdhaqi banues në fshatin Grabjan, është përplasur me një mjet tip “Motorçikletë”.

Si pasojë e përplasjes ka gjetur vdekjen drejtuesi i motoçikletës, shtetasi I.Sh, 48 vjeç, banues në Grabian.

Është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnje shtetasi Besnik Shurdhaqi dhe po kryhen veprimet proceduriale.

Top Channel