Tritol automjetit, shpërthim i fuqishëm në Fier, plagoset drejtuesi

21/04/2018 23:17

Një shpërthim i fuqishëm me tritol ka ndodhur në lagjen 29 Nentori në qytetin e Fierit.

Një mjet tip Mercedes Benz me targë AA 270 MY është hedhur në erë rreth orës 22:45.

Nga shpërthimi ka mbetur i plagosur pronari i mjetit, shtetasi me inicialet E.M, 38 vjeç, i cili ka dalë vetë prej makinës dhe është shoqëruar për në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësorem ku edhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur uniformat blu, të cilat po hetojnë për shkaqet e kësaj ngjarje si dhe për identifikimin dhe më pas kapjen e autorëve të shpërthimit me lëndën plasëse tritol.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel