Roma është në momentin e saj perfekt dhe pasi ka siguruar gjysëfinalen, po hedh hapa të sigurtë për vendin e tretë në kampionat, duke shfrytëzuar një kalendar më të lehtë se rivalët e Interit dhe Lacios.

Skuadra verdhekuqe që ngriti siparin e ndeshjeve të javës së 34-t të Serie A, mundi pa shumë mundin modestët e Spal, që nga ana e tyre janë në limitet e mbijetesës. Rezistecca e Spal zgjati 33 minuta për skuadrën e drejtuar nga Di Francesco, që kishte bërë një rrotacion të vogël brenda formacionit. Vicari devijoi një top në portën e tij për t’i dhënë avantazhin Romës.

Me fillimin e pjesës së dytë Naionggolan bëri shifrat 0-2, ndërsa në minutën 60-të Schick shënoi golin e tretë të takimit dhe të dytin personal në këtë zezon. Me këtë fitore Roma shkon në kuotën e 64 pikëve, 3 më shumë se Lacio dhe 4 më shumë se Inter.

Top Channel