Në aksin Torino-Milano me shumë gjasa do të ketë një tjetër telenovelë këtë verë dhe protagonist mbetet i njejti: Anrea Belotti.

Këtë mesjavë sulmuesi i kombëtares duket të ketë lujatur për herë të fundit kundër kuqezinjve, që në verën që po afron e kanë vënë sërish në shënjester. Sipas asaj që shkruan Tutosport, Milani i ka vënë në tavolinë 50 milionë euro dhe kartonin e sulmuesit të ri Cutrone(përfshi brenda kësaj shumë edhe 12 milionë për kartonin e Niang, që vazhdn të jetë në huazim në Torino). Një ofertë që në shikim të parë nuk i ka bërë shumë përshtyje presidenti Cairo, që nuk lëkundet nga klauzola prej 100 milionë eurosh për sulmuesin e mbiquajtur ‘Gallo’.

Bisedimet kanë qenë të hapura, por duket se kanë marrë më shumë formë në takimin final të të rinjve mes Milanit dhe Torinos, ku Cairo ka pritur shefin e kuqezinjve Mirabelli. Oferta e Milanit për momentin është larg pritshmërive, megjithatë është hapi i parë i një serie të gjatë bisedimesh, që perveç shumave të mëdha të eurove me shumë gjasa do të rrotullojnë e lëvizin edhe shumë emra futbollistësh.

Milani që po manaxhon me kujdes financat, me rrezikun që i ka shpallur UEFA, ka rrumbullakosur 58 milionë euro, përfshi brenda sulmuesit Cutrone dhe Niang. Fjalën e ka presidenti Cairo, që duket i etur më shumë për para. Ajo që kuptohet më mirë, është se përpara do të jetë një verë e gjatë bisdimesh, Milano-Torino.

Top Channel